iOS · Shqip · Anglisht
285 mësime anglisht — me zë, gjeste dhe pa ekran. I ndërtuar për njerëzit me shikim të dëmtuar.
Veçoritë
Nga fillestar deri te niveli i mesëm. Mëso me ritmin tënd, kudo dhe kurdo.
Luan, ndalon, përsërit dhe kalon mësimet me gishta. Pa butona, pa meny.
Çdo veprim konfirmohet me audio në shqip. Asnjë veprim pa konfirmim të qartë.
Mbyll kur të duash. Kur hap sërish, vazhdon pikërisht nga ku u ndale.
Ndjek sistemin automatikisht ose ndrysho manualisht nga cilësimet.
Audio ngarkohet dhe streamon menjëherë. Pa reklama, pa ndërprerje.
Si funksionon
Luaj / Ndalo — prek ekranin kudo me një gisht
Përsërit mësimin — prek dy herë shpejt
+30 sekonda — kalo përpara 30 sekonda
−30 sekonda — kthehu 30 sekonda prapa
Ndrysho mësimin — rrëshqit majtas ose djathtas
Kalo te mësimi — zgjedh numrin me zë
Ky aplikacion u krijua nga një bir për babain e tij.
Sepse mësimi nuk duhet të ketë kufij —
as mosha, as shikimi.